Katër persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të hënën në Kosovë.
Rastet e reja te infektimit kanë dalur nga 1.058 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tetë pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.548.
Numri aktual i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 424.



