Alarmi i SHBA për Shqipërinë/ Elezi: Të merret seriozisht, ekziston rreziku të përdoren celula nga Irani (VIDEO)

Alarmi i SHBA për Shqipërinë/ Elezi: Të merret seriozisht, ekziston rreziku të përdoren celula nga Irani (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi për alarmin e ambasadës amerikane në Tiranë, se Shqipëria mund të jetë në shënjestër të sulmeve nga grupe të lidhura me Iranin të cilët mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në vendin tonë, thotë se duhet të merren seriozisht.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se ekziston mundësia që nga Irani të përdoren celula kundër shtetasve amerikanë, shtetasve shqiptarë dhe anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri.

 

SHBA në vazhdimësi kanë adresimet e tyre në bazë të informacioneve që marrin nga shërbimet e inteligjencës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një shqetësim për shtetasit e vetë, por edhe për anëtarët e opozitës iraniane MEK. 

 

Pas adresimeve të SHBA, Tirana zyrtare vendosi forca profesionale në zona të caktuara, duke rriture nivelin e sigurisë, përfshirë dhe ambasadën amerikane dhe MEK. 

 

Adresimet e ambasadës së SHBA duhet t’i marrim seriozisht, pasi një shtet si SHBA adreson dhe aspektet e sigurisë. Nëse Shqipëria do të kishte informacione në kohë reale, do të ndërmerrte të gjitha masat në kohë reale. 

 

Ekziston mundësia që nga Irani të përdoren celula kundër shtetasve amerikanë, shtetasve shqiptarë dhe anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy