Konflikt pas finales së Conference League/ Në pranga holandezi, policia i gjen kokainë

Konflikt pas finales së Conference League/ Në pranga holandezi, policia i gjen kokainë

Një 27-vjeçar me inicialet K.B., banues në Holandë, u arrestua nga Policia e Tiranës.

“Blutë” bëjnë me dije se shtetasit holandez iu gjet gjatë kontrollit kokainë.

Ai ishte përfshirë në një konflikt në 26 maj, pak pas përfundimit të finales së Conference League, Roma-Feyenoord. 

 

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën "Abdi Toptani". Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollndez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy