
Një fëmijë 6 vjeç është aksidentuar mesditën e sotme në rrugën “Don Bosko”, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin nr.3 të kryeqytetit, për të sqaruar më tej dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



