
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka vijuar me ndryshime të reja në Policinë e Shtetit në qarqe të ndryshme të vendit.
Mësohet se Hajri Kushe, nga zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, emërohet në të njëjtën pozitë në Shkodër.
Ermal Lila, nga shef i komisariatit të Elbasanit, emërohet zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës. Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.
Vilson Bala, nga shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës. Oltion Agolli, nga shef komisariati në Peqin, emërohet shef komisariati në Pogradec.
Në Vorë, në vend të Aliosha Brokes, emërohet shef komisariati Kreshnik Gjecka. Brokes kalon specialist në drejtorinë e standardeve profesionale,
Dashamir Bendo emërohet shef i Operacionales në Tiranë. Alfred Cenaj emërohet shef komisariati në Elbasan ndërsa, Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin.



