
Një 19-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Juban të Shkodrës, për arsye ende të panjohura. Policia njofton se viktima është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës.
Rreth orës 20:50, në fshatin Juban, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi L. P., 19 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



