Digjet një makinë në oborrin e Dioqezës së Lezhës (VIDEO)

Digjet një makinë në oborrin e Dioqezës së Lezhës (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Lezhës.

 

Sipas informacioneve paraprake, makina ndodhej e parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës dhe prej rreth një jave nuk ishte në përdorim.

 Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të flakëve nuk ka patur persona brenda automjetit, ndërsa nuk raportohen të lënduar.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit drejt godinës së Ipeshkvisë së Lezhës.

 

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt ose shkëndijë elektrike në automjet, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy