“Miçan” u kodua një operacion antidrogë në Përmet, gjatë të cilit u kap në flagrancë një person duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar.
Pas hetimeve katër mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për sigurimin e provave për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miçan, u bë kurorëzimi i operacionit.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në vendin e quajtur “Fundi i Dërrasës”, shtetasi D. M., 49 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas.



