U qëlluan me thikë nga fqinji, në pranga dy vëllezërit. Dhanë deklaratë të rremë për të fshehur ngjarjen

U qëlluan me thikë nga fqinji, në pranga dy vëllezërit. Dhanë deklaratë të rremë për të fshehur ngjarjen

Dy vëllezër, 26 vjeç dhe 28 vjeç të plagosur me thikë nga fqinj i tyre janë arrestuar nga policia në Mallakastër pasi bënë deklarim të rremë për të fshehur ngjarjen

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër menjëherë pas njoftimit të marrë se në spitalin e Ballshit janë paraqitur 2 shtetas për mjekim, të plagosur me mjet prerës (thikë), kanë shkuar dhe kanë marrë kontakt me shtetasit e plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mallakastër shtetasit E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Ballsh, për të dhënë deklaratën mbi ngjarjen e ndodhur. Dy vëllezërit kanë deklaruar se janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke fshehur ngjarjen.

Nisur nga deklarimet kontradiktore të dy vëllezërve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë thelluar hetimet dhe si rezultat bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 76 vjeç, banues në Ballsh, (fqinji i tyre).

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve  E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç, për veprën penale "Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore", dhe shtetasit A. B., 76 vjeç për veprën penale "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy