
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e ish-efektivit të policisë Xhelal Reçit në Laç.
Burime për media bëjnë me dije se Reçi është ekzekutuar në derën e dyqanit, që ndodhet vetëm pak metra nga komisariati i policisë së Kurbinit.
61-vjeçari Reçi, zotëronte një butik dhe një bar kafe në Laç.
Ish polici, dyshohet se është ekzekutuar për shkak të të birit, Besnikut.
Kjo është pista kryesore ku besohet se po hetohet për momentin, ndërsa po krijohen lidhjet me atentatin e dështuar për eliminimin e tij fizik të një viti më parë, më 15 gusht 2020. Mësohet se ai njihej si një person tejet problematik pasi kishte krijuar konflikte me shumë persona në Laç e më gjerë.
Nuk dihet nëse atentati i sotëm ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur një vit më parë.
I ati, Xhalali, njihej si njeri i urtë dhe i qetë, kishte 15 vite që kishte lënë profesionin e policit.
Një makinë tip “Toyota”, e cila dyshohet të jetë e autorëve është gjetur e djegur në afërsi të lumit.



