KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Arqile Basho

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Arqile Basho

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Arqile Bashon, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjyqtari Arqile Basho u përball me Vetingun më 9 dhjetor 2021 për tri kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa gjykuese e përbërë nga  Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Xhensila Pine, pasi analizoi provat dhe fakte vendosi shkarkimin nga detyra të Arqile Bashos, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Arqile Basho e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si ndihmës gjyqtar dhe në vitin 2000 është emëruar si gjyqtar. Ai e ka ushtruar funksionin në gjykatat e Tepelenës, të Gjirokastrës dhe prej vitit 2011 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy