
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra të Dritan Markut, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Dritan Markut, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000.
Ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada.



