Prokuroria Fier heton dhunën ndaj të miturës, apel për ndalimin e publikimit të pamjeve filmike

Prokuroria Fier heton dhunën ndaj të miturës, apel për ndalimin e publikimit të pamjeve filmike

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon opinionin publik se, pas publikimit në rrjetet sociale dhe media të një materiali filmik ku shfaqet dhunimi fizik i një të miture, ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

 

Ngjarja, e ndodhur më datë 08.06.2026 në qytetin e Fierit, është referuar në Prokurori nga Komisariati i Policisë Fier më datë 10.06.2026. Sipas kallëzimit, një shtetase e mitur është dërguar në një banesë dhe më pas është dhunuar fizikisht nga disa persona të tjerë.

 

Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, përcaktimin e përgjegjësive penale dhe verifikimin e çdo elementi tjetër të mundshëm, përfshirë mënyrën e realizimit dhe shpërndarjes së pamjeve filmike në rrjetet sociale.

 

Në kuadër të hetimit dhe bazuar në të dhënat e administruara deri në këtë fazë, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës për caktimin e një mase sigurimi personale ndaj një të miture në konflikt me ligjin. Me vendimin e datës 01.07.2026, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe masa vijon të jetë në fuqi.

 

Duke theksuar se në këtë procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria Fier rikujton detyrimin ligjor për mbrojtjen e privatësisë, identitetit dhe dinjitetit të tyre. Në zbatim të legjislacionit për drejtësinë penale për të mitur dhe mbrojtjen e fëmijëve, ndalohet publikimi i çdo materiali apo të dhëne që mund të çojë në identifikimin e të miturve të përfshirë.

 

Prokuroria u bën apel qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe subjekteve mediatike të mos publikojnë, shpërndajnë apo ripublikojnë pamje filmike ose materiale që cenojnë privatësinë dhe interesin më të lartë të fëmijës.

 

Prokuroria Fier do të vijojë të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme të procedimit, në respektim të sekretit hetimor dhe të të drejtave ligjore të personave të përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy