Kapet “mat” duke shitur drogë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Kapet “mat” duke shitur drogë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, pasi u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike në doza të vogla. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet J. Ç., 28 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja” është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike.

Dozat të cilat ai mbante me vete i janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe 1 peshore elektronike që përdorej për peshimin e saj.

Ndërkohë, në raportimin e bërë ditën e sotme, policia njoftoi edhe për tre adoleshentët që u kapën dy netë më parë duke tentuar të vidhnin një bankomat në rrugën “Myslym Shyri”. Për këta persona, policia njofton se specialistët e hetimit të krimit në komisariatin e Policisë Nr. 3 filluan procedimin në gjendje të lirë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit janar dhe shkurt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy