Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Pukë/ Arrestohet pas tre dekadash Fran Prendi

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Pukë/ Arrestohet pas tre dekadash Fran Prendi

Arrestohet Fran Prendi i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej thuajse tri dekadash pasi ishte dënuar me burg përjetë për vrasje.

Prendi ishte në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia e cila më herët kishte publikuar foto të tij me qëllim kapjen.

Falë bashkëpunimit  dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit "Fast" me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit u bë e mundur  kapja dhe prangosja e 61 vjeçarit nga Fushë Arrëz, Pukë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit në bashkëpunim me Njësinë e Posaçme të Kërkimit në Policinë e Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e personit në kërkim ndërkombëtar:

Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrapë Bashkia Pukë, i dënuar me burgim të përjetshëm .

Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dënuar me burgim të përjetshem për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi.

Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.

Falë bashkëpunimit të Njësisë së Posaçme të Kërkimit "Fast", me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pranga pas verifikimeve të hollësishme.

Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy