Furgoni përplaset me makinën e pastrimit në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

Furgoni përplaset me makinën e pastrimit në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Peqin–Elbasan. 

Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit. 

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i identifikuar si Bedri Dedej, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy