Entjan Nikulaj është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Lezhë. Mësohet se viktima është i afërm i Ardian Nikulajt, biznesmenit të vrarë në prill të këtij viti. Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.



