Shtyhet seanca për Mario Çelën, GJKKO do verifikojë gjendjen shëndetësore për kërkesën e tij për lirim nga burgu

Shtyhet seanca për Mario Çelën, GJKKO do verifikojë gjendjen shëndetësore për kërkesën e tij për lirim nga burgu

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të shtyjë seancën ndaj Mario Çelës, i cili ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me pretendimin për probleme shëndetësore. 

 

Gjykata do të caktojë ekspertë mjeko-ligjorë për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore dhe nëse përmbush kushtet për ndryshimin e masës.

 

I ekstraduar pak ditë më parë nga Belgjika, Mario Çela, vëllai i Suel Celës, i është drejtuar gjykatës me kërkesë për zëvendësim mase për arsye shëndetësore. 

 

Ai nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Artan Gjermeni, ndërsa nga ana e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ishte i pranishëm prokurori Altin Dumani. 

 

Aktualisht, Çela ndodhet në Spitalin e Burgjeve, ku po qëndron pas pretendimeve për probleme shëndetësore.

 

Mario Çela u arrestua në Belgjikë në kuadër të një operacioni të SPAK, ku u lëshuan 21 urdhër-arreste. 

 

Pak ditë më parë, GJKKO i komunikoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy