Vazhdojnë prej katër ditësh flakët në Malin e Tomorrit

Vazhdojnë prej katër ditësh flakët në Malin e Tomorrit

Prej katër ditësh, vazhdon zjarri në Malin e Tomorrit. 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura, janë angazhuar duke luftuar me flakët edhe nga ajri.

 Ai falënderoi të gjitha forcat e angazhuara, për sakrificën që po bëjnë në terrenin e vështirë dhe në mes të të nxehtit.

 “Prej katër ditësh Forcat e Armatosura po luftojnë me flakët që kanë përfshirë malin e Tomorrit. Veç helikopterit nga ajri, janë angazhuar nga toka edhe trupat e batalionit të Poshnjes të cilët kanë mirënjohjen time për sakrificën që po bëjnë në atë terren dhe ato temperatura.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy