Javët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i fëmijëve të prekur nga virozat e stinës.
Sipas mjekëve shkaku kryesor është mbipopullimi i kopshteve që shkakton efekt zinxhir të sëmundjes.
Ata bëjnë thirrje që prindërit të mos neglizhojnë simptomat por të paraqiten tek mjekët pediatër.



