Bulqizë, nxirret nga galeria trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar

Bulqizë, nxirret nga galeria trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar

Pas më shumë se 24 orësh kërkime, është nxjerrë nga galeria trupi i pajetë i minatorit që humbi jetën në minierën e Tërnovës në Bulqizë.

 

Viktima, me inicialet I. K., banues në Klos, do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

 

40-vjeçari dyshohet se ishte bllokuar në thellësi, kur më pas është mbuluar nga një masiv gurësh.

 

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

 

Bulqizë/Informacion shtesë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, bëjmë me dije se, pas kërkimeve intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar ku ndodhi aksidenti, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit I. K., 40 vjeç, banues në  Klos, i cili kishte rënë në një furnel gjatë procesit të punës, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, dhe mbeti i bllokuar nga materiali i kromit.

 

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy