Dy makina përplasen në aksin Elbasan-Librazhd, plagoset një person

Dy makina përplasen në aksin Elbasan-Librazhd, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd. Dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur ‘nënkalimi i trenit’ në Xibrakë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur Astrit Çota me banim në Librazhd.

Ai është transportuar për në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka normalizuar trafikun dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy