Shqiptari vjedh energjinë elektrike në Londër, dënohet 4 vite burg

Shqiptari vjedh energjinë elektrike në Londër, dënohet 4 vite burg

Shaip Nimani, 52 vjeç, me origjinë nga Kosova, kishte punësuar rumunin Sandu Laurentiu Sava, 40 vjeç, dhe pesë burra të tjerë rumunë që të punojnë për 40 £ në ditë në autolarjen e tij “Bubbles” në lindje të Londrës, shkruan "Dailymail", transmeton zeri.info.

Ai kishte ndalur 40 £ në javë nga çdo punonjës për qëndrimin e tyre në një bllok strehim të improvizuar pas autolarjes, nën harqe, të cilën ai e kishte marrë me qira nga rrjeti hekurudhor. Vendstrehimi është përshkruar si një "pisllëk" që përbënte “rrezik ekstrem për jetën”.

Sandu Laurentiu Sava pësoi një goditje fatale elektrike, ndërsa ishte duke bërë dush në garazh, pasi Nimani kishte anashkaluar matësin elektrik për të kursyer para, sipas gjykatës.

Prokurori William Boyce QC i tha gjykatës: "Kushtet në bllokun e banimit përbënin rrezik ekstrem për jetën. Sistemet elektrike në autolarje ishin në një gjendje të tmerrshme. Ishte manipuluar me energjinë elektrike në auto-larje në mënyrë mjerisht të paaftë duke anashkaluar matësin elektrik, dhe nuk ka dyshim, për të shmangur pagesën e faturës”. / Zëri /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy