Kontrolli në banesën e Vis Martinaj/ Hoxha: S’japin asnjë rezultat, duhet të ishin bërë në kohën e duhur

Kontrolli në banesën e Vis Martinaj/ Hoxha: S’japin asnjë rezultat, duhet të ishin bërë në kohën e duhur

Gazetari Artan Hoxha në ‘Të Paekspozuarit’ komentoi për kontrollin e SPAK në shtëpinë e Vis Martinaj në Surrel për të cilin u shpreh se nuk do japë asgjë.

Ai tha se e gjithë është një telenovelë, por që kur kanë kaluar 5 muaj nga zhdukja e Martinaj, nuk pritet që në banesën e tij të gjenden prova. Sipas tij gjithçka duhej të ishte bërë në kohën e duhur.

SPAK kontrollon banesën e Vis Martinaj, kjo është një telenovelë që herë pas here do ushqehet me këto, por kur ti shkon pas 5 muaj për të gjetur prova aty normale që do e gjesh bosh se kush i ka lënë provat aty. Në kohën që Ervis Martinaj ka qenë aty ishte pronari i saj edhe pse me letra sot është paraqitur një tjetër person por unë e di që ai është administratori i saj. Historia do vazhdojë për sa kohë që nuk do kemi një përgjigje zyrtare dhe me ligj do na duhet të kalojnë nja 7 vjet që një person të shpallet i vdekur. Këto kontrolle më duken që nuk janë asgjë, përveç se ushqejnë opinionin publik që ja se ne po punojmë, por për mua nuk japin asgjë. Kontrollet nuk japin asnjë rezultat, duhet të ishin bërë në kohën e duhur për të gjetur prova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy