Dyshime se u ngritën me para droge, SPAK sekuestron pasuritë e Bledar Seferit

Dyshime se u ngritën me para droge, SPAK sekuestron pasuritë e Bledar Seferit

SPAK ka kërkuar sekuestron e pasurisë së Bledar Seferit, i arrestuar si bashkëpunëtor i shtetasit italian Giovanni Di Cosimo. Seferi rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Giovani Di Cosimo, kapo i grupit kriminal me të njëjtin emër në Bari. Di Cosimo është arrestuar gjithashtu gjatë hetimeve të përbashkëta të SPAK me autoritetet italiane të drejtësisë për veprat penale  të “Trafikimit të narkotikeve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal .

Ndër pasuritë e sekuestruar janë një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës, tokë arë, makina dhe llogari bankare.

Pas hetimeve pasurore ndaj Seferit, janë konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , e cila ka vendosur sekuestrimin e tyre.

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy