Antimafia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të “Ndragheta-s”, që trafikonte drogë nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë.
Në pranga kanë rënë 11 anëtarë të bandës, 8 prej të cilëve janë shqiptarë.
Droga vinte përmes kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani.
Ky është finalizimi i operacionit “Rinascita-Scot”, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.
Gjatë operacionit janë sekeustruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula ekstazi, ndërsa të arrestuarve u janë sekuestruar materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.
8 shqiptarët e arrestuar:
Orkind Cobaj
Ydaj Hoxhaj
Robert Lazaj
Alfred Lucaj
Lulzim Shkurtaj
Eduart Tahiraj
Floriand Tahiraja
Lavdosh Serani



