Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën “arrest me burg” pa afat për Gjovalin Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkëmbit, autorit të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
Në një intervistë për një media në Shkodër, kur u pyet për arrestimin e nipit të tij, Gjovalin Shkambi deklaroi: “Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne.”
Elvis Shkambi, vrau me armë zjarri të gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit më 6 tetor.



