Italia e kërkonte për trafik droge, “bosi” shqiptar kapet në Londër

Italia e kërkonte për trafik droge, “bosi” shqiptar kapet në Londër

Policia britanike ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkomëbar nga autoritetet italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Arrestimi i tij është bërë si një pjesëtar i grupit kriminal.

Sipas mediave britanike, Taulant Stoica akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë dhe shteteve të tjera evropiane, nga periudha e dhjetorit të 2015 deri në shkurt të 2016.

Ai dyshohet se ka trafikuar drogë në bashkëpunim me 38 persona të tjerë. Grupi kriminal trafikonte drogë të klasit A, vlera e së cilës në treg ishte e madhe. Prokurorët pretendojnë se babai i 4 fëmijëve është arratisur drejt Britanisë së Madhe, duke u bërë edhe pronari i një kafe-je në Londrën lindore, me qellim për të shmangur arrestimin.

Stoica, i cili u shfaq ditën e gjyqin me një maskë Lous Vuitton, pretendon se një dokument i dërguar nga avokati i tij italian konfirmon faktin që urdhri për arrestimin e tij është hedhur poshtë. Shqiptari ka mohuar çdo akuzë në lidhej me trafikimin e drogës, megjithatë ai pritet të ekstradohet në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy