Të dhënat e Kadastrës në duart e grupit të AKSHI-t, denoncimi i tre viteve më parë

Të dhënat e Kadastrës në duart e grupit të AKSHI-t, denoncimi i tre viteve më parë

Tre ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se prona e shqiptarëve nuk është më e sigurt për shkak të një skeme kriminale në Kadastër. Sipas Berishës, janë zhdukur rreth 13 000 faqe dokumente dhe tjetërsuar mijëra prona përmes një skeme të drejtuar nga vetë AKSHI dhe jo nga hakerat. 

 

Atë që kanë bërë me Kadastrën, nuk e ka bërë kurrë asnjë regjim gjer sot. Asnjë regjim, asnjë pushtues, as diktatura nuk ka bërë atë që ka bërë Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit. Vetëm në regjistra janë zhdukur 13 mijë faqe në kadastrën e Tiranës dhe pastaj në dixhitalizim janë transfuzuar mijëra e mijëra tituj. Ergys Agasi është pronari i dhjetëra mijëra metër katrorë pyje, ara, duke tjetërsuar pronësi dhe duke i plaçkitur ato. Pra, këto janë aferat për të cilat shqiptarët nuk do pajtohen kurrë”, tha ai.

 

Një denoncim të ngjashëm ka bërë edhe eksperti i IT, Gent Progni, por shumë kohë përpara Berishës. 

 

Më 5 gusht 2023, Progni shkruante se të dhënat e Kadastrës janë marrë në mënyrë të paligjshme nga Ervin Muça, në atë kohë drejtor i IT në këtë institucion. 

 

“Ky person deri para një muaji ishte drejtor IT te Kadastra, ku ka vjedhur gjithë databazën e pasurive hipotekore të shqiptarëve nën preteksin e Kadastrës Dixhitale”, shkruante Progni.

 

Sipas Prognit, Muça ka punuar për llogari të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe biznesmenit Ermal Beqiri. 

 

Është i njëjti person që pak ditë më parë u kap duke vjedhur databazën e policisë, ashtu si bëri me Tatimet. Ervin Muça në qershor përgatiti projektin, termat e referencës, caktoi dhe fondin limit për vjedhjen e radhës nga buxheti i shtetit. Mirlinda dhe Ermal Beqiri “bindën” Kryeministrin që ky proces do ishte revolucion në Shqipëri dhe nisën ta implementojnë me punonjësit “Soft & Solution” që hynin e dilnin lirisht nga zyrat e Kadastrës duke bërë një pilotim sa për të treguar se sistemi funksiononte”, shkruan Progni më 15 gusht 2023. 

 

Emri i Muçës lidhet direkt me skandalin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, gjatë kohës kur ai mbante postin e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit. Ndaj tij, prokuroria e Tiranës nisi në prill të 2024 hetimin  për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy