
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Prizëreni” në Shijak.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E.Sh ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Njoftimi i Policisë
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni” Shijak, shtetasi E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



