Është ekstraduar nga Italia 42-vjeçari me inicialet H. Xh., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kanosje ndaj një gjyqtari dhe prishje të qetësisë publike.
Ky shtetas, akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024 ka kanosur në mënyrë të përsëritur gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Lushnjës, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.
Për të, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Po ashtu, nga Gjermania u ekstradua 34-vjeçari me inicialet B. S., i cili akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, pasi dyshohet se shpërndante doza kokaine në qytetin e Pogradecit.



