Aksident në qëndër të Vlorër, "Benz"-it përplaset me një fuoristradë të parkuar (FOTO)

Aksident në qëndër të Vlorër, "Benz"-it përplaset me një fuoristradë të parkuar (FOTO)

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku një automjet tip "Benz" ka përplasur një Furistradë të parkuar.

Për pasojë drejtuesi i "Benz"-it ka marrë plagë të rënda teksa është dërguar me urgjencë në spital.

“Mendohet nga informacionet e para se drejtuesi i mjetit Benz ka humbur kontrollin dhe për pasoje ka goditur furistradën e cila ishte e parkuar pranë ambulancës kryesore te qytetit, një zone mjaft e populluar”, sqaron policia.

Deri më tani nuk dihen arsyet e humbjes së kontrollit të makinës nga ana e drejtuesit, teksa forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy