I dënuar me 12 vjet burg për shitje narkotikësh, pranga 43-vjeçarit

I dënuar me 12 vjet burg për shitje narkotikësh, pranga 43-vjeçarit

Policia e Vlorës ka arrestuar një 43 vjeçar nga Saranda, i dënuar me 12 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i koduar "Kanina" çoi në pranga shtetasin Gladiol Metushaj,  i  shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendim të formës së prerë e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen "4 Heronjtë", Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u kapën dhe arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy