Arben Hasanaj, babai i Ilirjan Hasanaj, i cili tre ditë më parë i bëri atentat shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, ka folur sot për mediat. Ai dekalron se ka ardhur nga Anglia për këtë çështje dhe i lutet djalit që të dorëzohet. Sipas tij nuk e di arsyen përse 19-vjeçari e ka qëlluar drejtorin e policisë bashkiake, ndërsa nuk e përjashton mundësinë e një atentati me pagesë.
Arbeni thotë se vetë ka qenë polic në të kaluarën ndaj ai do ta bëjë këtë detyrë për kapjen e djalit të tij. Ai thotë se kishte për qëllim që djalin ta fuste në akademinë e rendit.
"Të dorëzohet në emrin tim. Do e përkrah do e mbështes e ta mbaj afër. I lutem me mish e me shpirt gjithkujt që e njeh dhe e dikton djalin tem të më njoftojë. Më bën nder. Unë nuk kam dijeni fare për çunin. Dy ditë para se të ndodhë ngjarja kam fol me të e kam pas pranë më ka dëgju dhe se imagjinoj pse ka ndodhur kjo punë.
Jetoj në një fshat më larg se na Godfushë. Ajo është familje e respektume, s’kemi pas kurrë konflikte dhe asnjë lidhje me ta në kuptimin e keq të fjalës. Unë kam shumë respekt dhe është familje e mirë. Ka me dalë e drejta tamam. Unë dua të gjej djalin. Unë mbështes policinë e shtetit.
Unë kam qenë polic kufiri dhe kam dalë në pension me dëshirë. Mua drejtori i policisë dhe të gjithë me rradhë do më kenë sikur jam në polici. Djali është fëmija em dhe shpirti em duhet të vijë të japë llogari.
S’kemi lidhje me ta se janë në fshat tjetër na bashkon emri shqiptar. Mbrëmë kam ardhur nga Anglia. Djali sa kishte mbaru shkollën. I thasë që do konkurojë në akademinë e rendit. Aty kërkonte patentë u mori shkon u regjistrua dha testin e parë e mori po prisnim përgjigjen e praktikës.
Si ka shku e pyeta dhe më tha veç jam rrëzu në disa ndalesa.
Atentat me pagesë?
Dyshimet e policisë mundet të jenë të sakta dhe mundet të mos jenë. Unë nuk di gjë dhe skam fol me të. Në momentin e parë që kam me e pa, do e dorëzoj, nëse djali ka bë gabim ai do mbajë përgjegjësi.
Nuk kam marrë kontakt me të polici. Kemi miqësi të ndërthuru skemi pas kurrë probleme me ta. Nëse do të ndihmoni në këtë rast unë do jem polic në kapjen e djalit tem,"- tha ai.



