Pas lëndëve narkotike, lazaratasit i kane kthyer sytë nga bimët medicinale.
Në Lazarat u vu në funksion qendra e grumbullimit të bimëve medicinale një projekt me dimension social mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe austriake i emërtuar Canabis Alternative ose qendra CAT.
Që prej shkatërrimit të parcelave të kanabisit, jeta në fshatin e njohur edhe ndërkombëtarisht ka ndryshuar shumë, papunësia është mjaft e lartë dhe mundësitë për investime minimale.
CALT ka per qellim kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve medicinale të fermerëve të zonës.
Sipas kryebashkiakut Flamur Golemi synohet që nëpërmjet kësaj qendre të sigurohet punësim dhe te krijoje te ardhura për banoret që merren apo duan te merren me bimët medicinale si një tradite e hershme e tyre.
Edhe për ambasadoret respektiv të dy vendeve financuese të këtij projekti kjo sipërmarrje do ti ndryshoje imazhin fshatit te Lazaratit dhe do te jete një mundësi e mirë për banoret vendas si te Lazaratit dhe Dropullit.
Ndërsa për ambasadorin e Austrisë Christian Steiner kjo qendër do të jetë një alternative e mirë për fshatin dhe banoret duke sfiduar të kaluarën dhe hequr njollën e zezë te ketij vendi.
Ne Lazarat se fundmi ka patur një largim masiv te banorëve drejt shteteve te tjera për shkak se mungojnë mundësit për një jetë të mirë.



