Bora mbulon vendin, parashikohet bllokim rrugësh (VIDEO)

Bora mbulon vendin, parashikohet bllokim rrugësh (VIDEO)

Vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit. Një situatë e tillë pritet të sjellë probleme në qarkullim sipas parashikimeve bëra nga Instituti i Gjeoshkencave.

“Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive. Pritet prania e reshjeve të dendura në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, me një shtrirje kohore nga dita e hënë deri në fillim të ditës së mërkurë. Reshjet e dëborës në kuota të ulëta mund të sjellin problematika të ndryshme (deri në bllokime) të transportit rrugor. Kjo është pasoje e uljes së ndjeshme të temperaturave, duke bërë që gjatë netëve i gjithë territori të jetë me temperatura negative”.

Stuhia dhe ngricat do të sjellin ulje të temperaturave deri në -10°C në zonat malore. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri dhe në bregdet e fortë. Jugu rrezikohet nga përmbytjet gjatë fillimit të javës, pasi parashikohet një fryrje e lumenjve. “Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë e mëdhenj, në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë e vegjël jugorë (qarqet Vlorë dhe Fier) përgjatë datave 26 dhe 27 shkurt. Në këto dy qarqe mund të ketë edhe probleme të vogla nga përmbytjet urbane, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy