
Zjarri në Mallakastër ka dalë jashtë kontrollit në masivin pyjor të Ribanit, ku flakët po përfshijnë sipërfaqe të mëdha me pisha.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët kanë kaluar edhe rrugën e Panahorit, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren.
Pavarësisht angazhimit të forcave zjarrfikëse, banorëve të zonës dhe efektivëve të Forcave të Armatosura, deri tani nuk është arritur të vihet nën kontroll vatra e zjarrit.
Ekipet vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonat përreth.



