Një person i cili i jepte makinës në gjendje të dehur ka përplasur një këmbësore dhe më tej është larguar nga vendngjarja, por sërish ka përplasur një makinë tjetër.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
46-vjeçari ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasja I. S., dhe shtetasi B. C., ndodhen në spital të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



