Digjet një automjet në qendër të fshatit Lazarat.
Burimet bënë të ditur për MCN se mjeti me targa AA852PA është në pronësi të Sefer Çelës, banues në këtë fshat.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshohet se shkak për djegien e makinës ka qenë një shkëndijë elektrike në motor.



