Drejtonte makinën nën efektin e drogës, pranga të riut në Tiranë

Drejtonte makinën nën efektin e drogës, pranga të riut në Tiranë

I jepte makinës nën efektin e drogës, por një i ri në Tiranë nuk i shpëtoi kontrollit dhe prangave të policisë.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentua dhe u godit një rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 25 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. S., 24 vjeç, i cili pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy