Parcelë për kultivim kanabisi pranë shtëpisë, 42-vjeçari bie në prangat e policisë

Parcelë për kultivim kanabisi pranë shtëpisë, 42-vjeçari bie në prangat e policisë

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Fier, ku është prangosur në flagrancë autori i dyshuar.

Sh. V., 42 vjeç, me banim në Baltëz, iu gjet një parcelë pranë shtëpisë ku kultivonte kanabis sativa.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Baltëz, Fier, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë afër banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga veprimet hetimore  dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi Sh. V.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy