
Një sherr ka ndodhur mes disa adoleshentëve në qytetin e Durrësit këtë të shtunë, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur një prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku sipas policisë, shtetasi A. B., ka qëlluar me thikë S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



