Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për armëbajtje pa leje. Eris Mara u kap në lagjen "Lef Sallata", teksa po lëvizte me një makinë tip 'Audi'.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes, organizuan operacionin pas informacioneve operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytet.
Si rezultat, në lagjen “Lef Sallata”, u kap dhe u arrestua shtetasi Eris Mara, 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi” me të cilin ai lëvizte, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, dy krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.



