Shkoi në Britani pas problemeve me hasmërinë, shqiptari kapet në shtëpi bari

Shkoi në Britani pas problemeve me hasmërinë, shqiptari kapet në shtëpi bari

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike, pasi është kapur në një shtëpi bari. Sipas mediave të huaja, në pranga është vënë shtetasi Adhurim Hoxha, i cili, sipas raportimeve është larguar nga Shqipëria për shkak të hasmërisë.

Por si u arrestua Hoxha në Britaninë e Madhe? Policia bastisi godinën pas raportimeve të qytetarëve të cilët kishin nuhatur erën e lëndës narkotike. Adhurim Hoxha, babai i dy fëmijëve u përpoq të fshihej në rimorkion e kamionit, por policia arriti ta arrestojë dhe në godinë u gjetën 2000 bimë narkotike.

Këtë të enjte, gjykata vendosi të dënojë Hoxhën me 2 vite heqje lirie. Ai dyshohet se ishte i punësuar si kopshtar nga kultivuesit e lëndës narkotike. Adhurim Hoxha, babai i dy fëmijëve, kishte lënë familjen e tij në Shqipëri për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në muajin dhjetor të vitit 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy