Sherr i dhunshëm në zonën e Lumit të Shalës, plagosen disa të rinj (VIDEO)

Sherr i dhunshëm në zonën e Lumit të Shalës, plagosen disa të rinj (VIDEO)

Një sherr i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës. Disa të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta. 

Sherri ka nisur rreth orës 02:00 të natës, ende pa zbardhur e enjtja, mes disa të rinjve shqiptarë turistë dhe disa operatorë të bizneseve që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë. 

Gazetarja Bendis Druni raportoi për "MCN Live" se përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.

Në sherrin mes të rinjve janë përdorur mjete të forta, përfshirë edhe lopatë gjatë konfliktit ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.

Një ngjarje e tillë nuk është hera e parë që ndodh në Lumin e Shalës apo që raportohen përplasje dhe akte dhune, çka e bën të domosdoshme një vëmendje më të shtuar për sigurinë në këtë destinacion gjithnjë e më të populluar nga turistë vendas e të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy