Dhunohet me sende të forta një person në Lezhë

Dhunohet me sende të forta një person në Lezhë

Një person është dhunuar mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë. 

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku personi ne fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët. 

 

I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e Spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar. 

 

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e këtij personi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy