Përplasi për vdekje 87-vjeçarin/ Arrestohet shoferja në Divjakë

Përplasi për vdekje 87-vjeçarin/ Arrestohet shoferja në Divjakë

Një 39-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një të moshuar.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, aksidenti ndodhi mbrëmë në fshatin Mizë të Divjakës, ku si pasojë e tij humbi jetën shtetasi S. N., 87 vjeç.

Pas kësaj, sot specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasen J. K., 39 vjeçe, banuese në fshatin Kryekuq, Divjakë, drejtuesja e automjetit që përplasi shtetasin S. N.

Gjithashtu, specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka aksidentuar një automjet të parkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy