Ndërtuan pa leje në tokë publike, arrestohet pronarja dhe dy punëtorët

Ndërtuan pa leje në tokë publike, arrestohet pronarja dhe dy punëtorët

Tre persona kanë rënë në pranga pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje, në fshatin Cerkovicë në Finiq.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve E.K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit), I.I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

May be an image of ambiente të jashtme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy