Katër punonjës policie janë pezulluar nga detyra për shkak se kanë tentuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas. L.S., me detyrë në DPPSH; M.B., me detyrë në DPPSH; Arta Mamani, në Komisariatin e Policisë Rinas; Aranit Dibra, në Komisariatin e Policisë Rinas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për t’i mundësuar kalimin e paligjshëm të kufirit në Rinas një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar.
Pezullimi erdhi pas një hetimi proaktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Vendimi i pezullimit u mor nga Gjykta e Tiranes.



