
Një person ka humbur jetën si pasojë e përmbysjes së zetorit të cili drejtonte, në Vaun e Dejës.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr. 38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit.
Për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, 38-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Shkodrës.
Lidhur me këtë rast, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



